Iku dhe ky vjet…Marjana Sulejmani 

Marjana Sulejmani 

Iku dhe ky vjet…

Ndjeva nji kersitje t’lehte n’pixhere

M’bani dhe zgjimin e nades

U afrova n’maj t’gishtave per me pa

Ishte agu i dit’s q’i mu hodh nder krahe

I pari urim i datlindjes…!

Edhe sot si çdo dite e njejta monotoni punet

Vetem ne ort e vona…

mas der’s shpis m’pret datlindja

Me ngjyren e muzgut t’mramjes..

Mundohem me ja thy heshtjen

me magjin e violin’s shpirtit tem

Si çdo vjet i njejti ” maç”…tuj pershnetè

E fika qirin e mosh’s…iku dhe ky vjet

mori me vedi zana e zhurme t’mshehta

e shatervani i shpirtit sonte gzon me mu

Zemra thur bishtaleca …

Kujtimet e viteve t’shkueme

Mbi torten e ktij vjeti vuna..

kunor filzigeni si shej mbarsie..

e pikturova mbi te hapa lumtunie

Nostalgjia han n’dhamb kujtimet e mia

e terri i ksaj nate prep i lidh nyje…

Sonte i ulem ne g’juj …..

Flaks qirit q’i myll vjeten…

E zjermi i knaqsis vazhdon urimin

per vjeten tjeter…

M’a t’madhin gzim sonte e jeton

qeshja jeme e permallume…

E zemra asht randu prej ndjenjave n’emocione

Asnji datlindje s’do kish gzim…

Pa derdh lot permallimi…

Se edhe ” ulkonja” e vetmume…

ndjehet e lumtun n’koliben e saj…

Taman si Une…sonte…!!