Ildije Xhemali: Dashuria e nënës nuk plaket


Ildije Xhemali

“Përulem ndaj prindërve

Që rritën të mirin bir”

Shpirtërisht, iu shpreha

Një djali të mirë.

-Jo të dy, kam vetëm “plakën”

Veshët më bën, mos tha flakën?!

Se nëna, asnjëherë “lugat”

S’e quan fëmijnë e saj

Sado i prapë.

Gjithë keqësitë e botës

Në shtëpi t’ia sjelli

Blozën e fjalëve

Në fytyrë t’ ia hedhi

Oh, sa shumë matet

Fjalën e ligë

Dhe kur i dhemb

I saji shpirt

E përtyp me vete

Për fëmijtë: “Lepe, peqe!”

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.