Ildije Xhemali-NGA JETA, RRËMYEN SA MUNDËN


Ildije Xhemali

  · 

NGA JETA, RRËMYEN

SA MUNDËN.

Brezit të prindërvet të mi

A është turp

fëmijëve

t’u tregoj

se nëna ime

në një djep më përkundi?!

E më rriti, mbas të tjerëve.

Dhe së fundi

e dogji,

me të, të më ngroh.

Djemtë, dot s’i shkolloi

Duheshin krahë pune

Me punë mbijetoi.

S’u mjaftua me pak.

Por jeta: “Kaq,

si muhaxhire, të takon”

Rrënjëshkulur

por jo,

jetëprerë

e shpresëvdekur.

Me thonjë përpjekur

si shumë të tjerë.

Poezi nga “Më thërrasin gurët “

About Post Author