OH, SA SHUMË. . .
Poetit ALI PODRIMJA
“Merr një karafil
E ma kërko varrin
Se vajta mbas Lumit”
Poet i fjalës së bukur
I fjalës së shpirtit,
poet i dhimbjes,
i njerëzores,
i tokësores ,
i hyjnores
pse shpejtove
me Lumin
të bashkoheshe?
Sa shumë
kishe për t’ na lënë.
Sa shumë
kishe për t’ na thënë.
Sa shumë
kishe për të na dhënë.
Oh, sa shumë. . .
