Ildije Xhemali-Të jetësojmë fjalët


Ildije Xhemali

  · 

* TË JETËSOJMË FJALËT

Ca luleve të gjuhës s’u mora dot erë

Por s’e lanë mangut krijues’ të tjerë

Bashkuan ëmbëlsin’, freskin’ e Toskërishtes

Me krenarin’, pjellorin’ e Gegënishtes.

* NDERIM NËNAVE

Gjuha jonë e lashtë shqipe

ushqyer, përtrirë në dy burime

Bekuar qofshin nanat-loke

Në brezni përcjell gjuh’ e doke

* GJUHËTARËVE dhe INTELEKTUALËVE

E afërt qoftë dita, kur Tosku me Gegun .

Tē ulen miqësisht, qartë e fisnikērisht

Të sheshojnë dasitë, si po ndodh me tregun

Të shkëmbejnë fjalën,bukur, ëmbëlsisht.

* FJALA SHQIPE, RRËNJË DRITE.

Kënaq’si kur dëgjoj “Çi tash, çi tash”

Nga gojë e vëllait tim verior, fjalar

Refren i bukur i marshit fitimtar

Bashkë do jemi, jo më të ndarë.

* OAZET JETËSORE TË SHQIPES

Fjala shqipe n’ Amerikë, Australi

Këngë shpirti n’ Evropë e Kanada

Greqi, Itali, Angli e Gjermani

Dhe në troje ku AJO rrënjët ka.

Përmbledhja poetike

“MË THËRRASIN GUEËT”

About Post Author