Ildije Xhemali
Bastuni dhe shpatulla

Në park ku qetësohem, rri
Shoh një gjysh me nip të tij
Dora dorën fort shtrënguar
Kujdes, dashuri lartësuar.
Ecin në një rrug’ të sheshtë
Ngjiten bashkë në t’ përpjet’
Gjyshi dorën tek bastuni
Dora tjetër rrënjë tek çuni.
Rritin nipin ditët, muajt
Mpakit gjyshin pa kuptuar
Dora e vogël tani e plotë
E gjyshit s’e mbërthen dot.
Por zgjidhja gjetur bukur
Mbi shpatull krahu mbështetur
Gjyshi ngjan si lis degartë
Nipi, filiz i plot’ e i lartë.
I shikoj, nuk zgjidh enigmën
Gjyshi nipit i jep ndihmën?!
Përvoja më vjen në ndihmë
“Nipi gjyshit i shton fuqinë.”
Përmbledhja për fëmi
“Pelerinë dashurie”