Ildije Xhemali:Dashuri në pleqëri


“Dashuria nuk njeh moshë”,

kanë thënë e bëj çudi.

Ca varvatë* e namkëqia

Çthurjen duan në njerëzi.

Fola,fola e ç’lashë pa thënë

Për k’ta kodosh e sarahosh

Por ç’e do që shpejt gëlltita

Ç’llomotita lart dhe poshtë

Supet shkunda, vrapin lash’

Dhe më ra trupi në qetësi.

Ja që paska pranverë të dytë

Këmb’ e kokë rash’ në dashni.

M’u s’mur shoku nga xhelozia

“Vajmedet, ç’ më gjeti mua

Mora fund, m’u shemb shtëpia

Keq ta ndaj e keq ta dua.”

“Më iku gruaja nga fiqiri,

Ç’është ky turp në pleqëri

Mbesa e nipa një buqetë

Nuk ka moshë për “dashuri.”

Eh, u rilinda, u tjetërsova

S’jam e njëjta, tjetër njeri.

Më të bukur e shoh botën

Poezinë shtrëngoj në gji.

Varvatë- nëndialektale, jo të moralshëm