Ildije Xhemali:Fatos Mero Rrapaj


Ildije Xhemali

Fatos Mero Rrapaj

Mos ndoshta e keni harruar

Këtë emër thellë vluar?!

Që Shqipëris’ i ra përqark

Mblodhi fjalën rrënjë gjak.

Si bleta me fjalën labe

Mbushi hojet shumë kate.

E ardhmja t’ njoh trimërinē

Por dhe fjalë bukurinë.

Trokiti në çdo shtëpi çami

Përzën’, djegur nga vatani

Voli, shkroi ënthin e fjalës

Mbas t’ i mbetej djalit, vajzës.

Sa punoi a u pagua?

Sot për të kush u kujtua?

Kemi “halle” më të mëdha

Akademisë pika s’ i ra.

Në se doni që tek burimi

Qartë, drejt gjuhën të njihni

Notoni në çamërishten

Arvaniten dhe arbërishten.

Fjala- vluar e nëndialektit çam

me kuptimin: i ruajtur me dashuri

Ënthin e fjalës- fjalë të zgjedhura

About Post Author