Ildije Xhemali:Jehonë dhimbje


Ildije Xhemali

Jehonë dhimbje

(Mos harroni fëmijtë e vrarë

dhe të mbytur)

Shpesh zgjuar a në gjumë

Një lëmsh të bardhë reje

Duar të shtrira, t’vokla shumë

Sillen qark.”Jemi pran’ teje.”

Vijnë nga të largëtat rrugë

Nga të largët edhe vende

Me ngjyra t’ ndryshme n’ lëkurë

Janë njerëz, jo sende.

Disa i kuptoj, fare qart

Se flasin në gjuhën time.

“Na vranë bishat, pa faj.

Jetën prer’, trupin thërrime”

I shikoj edhe tmerrohem

Coptuar kullojnë gjak.

Ca të tjerë përgjërohen

Përbi rër’ t’ pushojn’ pak.

Engjëjt s’e njohin mallkimin

S’ shtiren, t’ qajnë s’kanë fuqi

Dhimbjen e tyre tej njer’zore

Duhet ta besoj çdo njeri.

“Ca nga ne jan’ shekullor.

Shkulur nënave nga trupi

Bëhuni Ju e forta dor’

Burra, o mbuluar nga turpi!”

-Nuk flas nëpër podjume

S’ jam avokate, s’ kam fuqi.

“Trokit zemër më zemër.

Jemi shum’ as Një as Dy.”

“Për vete dhe për të tjerë

Ne kërkojmë Drejtësi.

Heshtët për dje ? Por nesër

JU, bashk’fajtor’ në fajësi!”

POEZI nga përmbledhja

“FRUTA TË PASHIJUARA”

About Post Author