Ildije Xhemali

Koha e vllazërimit
Për fëmijë
Në tonën Sarandë, plot me hijeshi
Shkova për fundjavë me prindërit e mi
Natyra zbukuruar, lule e gjelbërim
Ëmbël flladit era të bukurin vendin tim
Deti më rrëmbeu me nuancat blu
Dallga but’ më foli: “Për ty jemi këtu”
Ku nuk shëtita, Ksamil e Butrint
Në kështjellë thërrita: “Edhe unë jam trim”
Xhaxhi sarandjoti lënë një celular
Bujtësit e nderuar, përdorur si ditar.
Me vëlla e motër Sarandën e Jonin
Dhe pse në Londër, shqip leht’ bisedonim
Me Adem e Gjergjin, binjakë në Mitrovicë
Besa-besën dhamë: Takim në Mirditë.
Teuta, ulqinakja na e bëri ftesën
“Pran’ ullinj’ve në kala do t’ua shtroj drekën.”
Trimit, nga Presheva, i bëra dhuratë
“Përrallat” e Mitrushit*, bukur shqipja, qartë
Më mbeti merak, nuk njoha shok’ nga Tetova
Shkupi e Kumanova, në ditët sa qëndrova.
U desh fare pak kohë që krijuam miqësi
Në vitet që do të vijnë, rënë barrjera e kufi.
Mitrush Kuteli, poet dhe shkrimtar.