Ildije Xhemali:Koha Jote


Koha Jote

Të pushtuan, të penguan, të coptuan

Shqipëtar!

Me tela, hone e gremina të përçan

Shqipëtar!

Kaluan vite, shekuj, dhjetravjeçar

Shqipëtar!

I plagosur, as i vdekur, as i gjallë

Shqipëtar!

Mblidh fuqitë çohu ngrihu në këmbë

Shqipëtar!

Rruga plot mundim të nxjerr në dritë

Shqipëtar!

Zgjo Evropën, larg batakut, kërko hakun

Shqipëtar!

Mbi trup tënd kanë shirë, ç’padrejt’si

Shqipëtar!

Është koha dhe pjekurinë ta tregosh

Shqipëtar!

Dorë më dorë dhe liritë t’ i përqafosh

Shqipëtar!

Përparim, vllazërim, bashkim të kërkosh

Shqipëtar!

Në Gadishull i nderuar, vendim dhën’ e marr’

SHQIPËTAR!

About Post Author