Ildije Xhemali:Lulëzimi i vonuar


Ildije Xhemali

Lulëzimi i vonuar

Shegës iu afrova ngadalë

Kur ca gjetheimta dalë

Mbuluar kurorën mbarë.

-Përse vonove kaq shumë?

Gjelbërimi det e lumë

Shqetësim solle tek unë.

Çeli kumbulla, çeli dardha

Lule t’ verdha, lule t’ bardha

Puthjen e par’ e dha vasha.

Gjithë pemët shpejtuan

Edhe frutin e krijuan

Bletëmjaltën e afruan.

“Shkurti erdhi për të tjerat

Marsi n’ fron ul pran’verat

Prita prillin t’ uroj të lerat.

Ndaj hapin ngadalsova

Mora forcë u forcova

Bukurin’ vetes ia shtova.

Do ta çel lule shegën

Bukurinë, jo për veten

K’ naqni syrin, larg të keqen.

Të lidh e të rrit frutin

Për të sertin, për të butin

T’ ëmbëlsoj acar’ n e fundit.”

Prita prillin t’uroj të lerat- prita prillin të çel t’u uroj

datëlindjet kujdo që ka lindur në këtë muaj.

T’ ëmbëlsoj acar’ n e fundit- shega reziston dhe konsumohet

edhe mbas disa muajsh

About Post Author