
NDONJËHERË. . .
Ndonjëherë. . .
e urrej veten time
se jam dëgjuese
dhe pse e di
që asgjë nuk do mësoj.
Ndonjëherë . . .
e qortoj veten
se tjetrit
me pa të drejtë
rrugën ia lëshoj.
Ndonjëherë . .
e lëndoj veten
kur, vlerat nuk ia njoh,
e shpërfill, e injoroj,
të tjerët toleroj
me pa të drejtë
i nderoj.
Ndonjëherë. . .
e shtrëngoj fort grushtin
që ndonjëri e ka hak,
tërhiqem,
përmblidhem,
e lë në t’vetin batak.
Ndonjëherë. . .
por jo përherë,
se nga nerv e gjak
marr dhe unë flak.
Vehtes time i flas:
“Për ty këtu jam.”