Ildije Xhemali:Në ëndërra


Në ëndërra

Mirë që në jetë ishe

këshilltarja më e mirë

e rreptë, e drejtë.

fjala peshë të kishte.

Por edhe tani

Vendi s’ të rehaton

ngrihesh dhe vrapon

me dashuri “më zgjon”.

Kur je e gëzuar

Vjen mbuluar me dritë.

Shpesh më zë pritë

m’ ofron kurajo, qetësi

largohesh gjithë mërzi.

Ti në atë jetë

unë në këtë jetë

si dikur, nënë e bijë.

About Post Author