Ildije Xhemali:Për Ty Kosovë


Në prag të Pavarësisë të KOSOVËS

Ildije Xhemali

Për Ty Kosovë

Ju flladit hija e Lisit

Krenari ju fal hija e Plisit

Në martiren Dardani

Ku frymon Shqiptari

Ju ngroh, mbajtur gjallë

Mbi shkrepa, majëlartë.

Të shpërndarë, jo zogj t’ korbit

Shtylla t’ gjalla të Kombit

Aorta të Zemrës së zjarrtë

Midis kombeve, kryelartë

Pëllumb mbajtur në ato duar

Autokton dhe jo të huaj

Dini të falni, të dhuroni

Koritjen, pabesin’ s’ e duroni

Dini të nderoni shok’ e miq.

Shkelin cakun, bëhen armiq

Të shtrenjtë keni plis e gur

Të shenjtë Gjuh’, e Flamur !

Poezi e përmbledhjes

FRUTA TË PASHIJUARA