Ildije Xhemali:Rebelimi i shkronjave


Ildije Xhemali

*** E risjellë për nder të festës së ALFABETIT

E botuar në një nga 4 përbledhjet e mia me poezi

rebelimi i shkronjave

Është 22 nëntor

Shkronjat rebelohen sot

Kanë të drejtë u jap hak

Vite shumë nuk janë pak

Shoqëri bashkë me to

Ndriço mendje, rrezato.

“Ti që shkruan vargje

Kujtohu, vrapin ndale.

Mos u mburr me poezi

Datëlindjen urona ti

Me gjak jemi pagëzuar

Dëshmorët duhen nderuar”

Të artat shkronja, kurorë

Fjala shqipe, gjuha jonë

Me gjak është shënjtëruar

Dje, sot, nesër rrënjuar

Gjuha shqipe të ndriçojë

Kudo shqipet t’i bashkojë

Nga një brez në tjetrin brez

Anë e mbanë në planet.

About Post Author