Ildije Xhemali:Revolta e papagallit


Ildije Xhemali

Nē një lagje qyteti, a fshat, quajeni ose mendojeni si të doni do të rriheshin mendimet , do të pleqëroheshin banorët për problemet që duheshin zgjidhur, pa do diskutonin rrugët që do të ndiqeshin për zhvillimin dhe përmirësimin e çdo fushe që jeta të bëhej edhe më e bukur për brezat e ardhshëm.

Të gjithë u gëzuan dhe nuk kishin pse mos të gëzoheshin

U mblodh stafi i organizimit të mbledhjes dhe filluan të rrahin mendimet se çfarë do diskutonin dhe kë do të ftonin

Anëtarët, që ç’është e drejta, s’kishe pse mos të ishin të respektuar se ishin edhe të gojës , edhe të punës, por edhe të nderuar ku punonin dhe jetonin.

Kë të ftojmë?! U hodh pyetja për të marrê përgjigje.

-Ata që gëzojnë pushtet, u hodh njeri.

U miratua.

– Ata që janë të fuqishëm dhe që mund të na mbështesin në ndryshimet që do të bëjmë.

Edhe kjo u miratua njëzëri.

-Po për çdo veprimin tonin na duhen pare, u hodh një i tretë

-Ke të drejtë, miratuan të gjithë.

-Po na duhen edhe ca papagaj, që të na përsërisin fjalët tona që duam t’i theksojmë dhe të lënë gjurmë tek dëgjuesit..

Ke të drejtë, miratuan fjalën e Gjeloshit të pranishmit.

-Po kur t’ i ftojmë, në seancën e parë apo të dytë?

-Më mirë në seancën e dytë, kemi shpallur edhe fituesit e vendit të parë, të dytë , të tretë për pjesëmarrëmarrjen në konkurs dhe kemi plotësuar edhe fletët e Mirënjohjes.

Të gjithë e miratuan këtë plan të menduar edhe me zgjuarësi por që edhe nuk i hynte në hak askujt, sidomos papagajve.

Dhe dita e shumëpritur erdhi.

Mbledhja filloi e vazhdoi si s’ ka më mirë.

Papagajt siç ishin porositur, përsërisnin fragmentet e fjalimeve që duhej të tërhiqnin vëmendjen e dëgjuesëve.Pa le duartrokitjet sa nuk thyen xhamat e dritareve.

Të gjithë ishin të kënaqur.

Po nuk ishte i kësaj mendjeje një papagall, i cili nuk foli dhe nuk përsëriti ato fjalë që ia kishin mësuar.

Kur erdhi radha e tij për të përsëritur ato fjalë, për të cilat ishte porositur, foli si i përhumbur: “Ç’ dua unë këtu, pse më ftuat, kur as më pyetët , as ma kërkuat mendimin.”

Të gjithë mbetën të habitur me thënien e tij.

Por u dëgjua edhe ” ka të drejtë”, “ç’ duan papagajtë këtu?!”,

Shyqyr që ishte papagalli i fundit, se nuk dihej si do të rridhnin ngjarjet në këtë mbledhje kaq të rëndësishme.

About Post Author