Ildije Xhemali:Shënjtëro t’ kuqin flamur


Ildije Xhemali

U ngjajnë nipat gjyshërve

Dekadat dhe shekujt

I ngushtuan, i shtrënguan

I coptuan, s’i gjunjëzuan.

Me gjak u përtri Flamuri

Krenare IPJA, SHQIPONJ’

Fluturon në çdo cep

Ku ka rrënjët gjuha jon’

Dikush e thërret Zhgabonjë

Pooor është e njëjta

Nderohet dhe hyjnohet

KRENARI ! Është e jona !

Ndero nën’ e ndero bab’

Ndero kët’ tok’ të lasht’

Shënjtëro T’ kuqin Flamur

Të bën trim, të bën Burrë!

IPJA- dialektale ~shqiponja

About Post Author