Ildije Xhemali:Si ta zgjidhim?!


Ildije Xhemali

Me respektin për gratë krijuese

Dëshira për të shkruar më mblidhet lëmsh

Gjaku më vërshon në tru, godet në tëmth

Duart janë në ujë duke pastruar e lar’ enët

Shqetësimin tim dua ta ndaj me tē tjerët.

***

Sa gra të reja, të vjetra gjenden si unë

Ne, apo ligji i pashkruar na mbyt në pun’ ?!

Prandaj zotërinj të nderuar, çdo tonin varg

Trajtojeni me respekt, jo si të zën’ në hall.

***

Mendojeni pak jetën pa nënën, gruan, bijën.

Ju çmojmë, gjithçka falim, bëjmë dhe flijim

Pa ju s’e duam jetën, flakni tuajin tërbim

Doni familje?! Falni dashuri e përkushtim

***

Nuk mbajn’ t’ madhen barrë, supet tanë delikat’

Prisheni dhe ju terezin’, ju kërkohet fare pak

Femra është ajër, dritë dhe e lules nektar.

Bëhuni njerëzor, jo:” Pranom’ kështu siç jam!”

***

M’i pranoni vargjet e mia, natyrshëm, thjesht

Xhevahiret në to , ndoshta s’i gjeni rrjesht

Mollën e kalbur për të freskët nuk e shes

Dritën e diellit përkohësisht e mbulojn’ retë.

Përmbledhje me poezi

“Gjelbërimi i akullit”

About Post Author