Ildije Xhemali
Të më tresi toka ,ku më ka rënë koka

Lëngoj
Dhe e vetme jam
T’ ju përgojoj?!
Kam bër’ një betim.
Shkel mbi qumështin tim.
T’ ju qortoj?!
Larg rrisni shpresën tuaj.
T’ ju kërkoj
Pranë t’ju kem ?!
Vetes s’ ia lejoj.
Dua të vdes
Ku kam timen djersë.
Dhimbjen
Kthyer në shpresë.
Ku kam dëgjuar
Të qarat e të qeshurat.
Ku kam përcjell’
Pran’ verat dhe vjeshtat.
Rrugicat kanë njohur
Hapin tim.
Krojet kanë flladitur
Ballin tim.
Toka pëshpëritur
“Ky ësht’ afshi im.”
Nuk jam qyqe
Të vajtoj.
Jam Nënë
Ju fal, ju kuptoj.
Le t’ më tresi toka
Ku ju rrita
Ku na ka rën’ koka.
Të moshuarëve që vendosin
ta mbyllin jetën në Shqipëri.