Ildije Xhemali:Urimi im


Ildije Xhemali

U dërgoj vargje, se kaq kam mundësi

Në këtë fundviti, jo pa stuhi

*

Stuhi të dukëshme, stuhi t’paduk’shme

Pranëvera na ardhtë si e përvitëshme.

*

Festat do i presim dhe do i përcjellim

Mbas shpine ca halle edhe do i hedhim

*

Fija që na bashkon është më e fortē

Paçka se shumë herë marrim ca kot

*

Jeta ka kapur gjithmonë majën e lartë

Edhe pse shpesh nëpër rrugën e gjatë.

*

Ndoshta, vargjet s’kanë veshjen e duhur

Dhe ilustrimet, si përherë, të munguar

*

Edhe këtë herë mos kini dyshim

Bashkë me vargun I BARDHI URIM.

*

Vjen dhe e ul në tuajën tavolinë

“Zemra ju këndoftë si violinë”

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.