Ildije Xhemali:Vështrim mbi botën e madhe


Ildije Xhemali

Vështrim mbi botën e madhe

Nga dritarja e vogël

E “kullës” time

Që ngjan si thërrime

Përpiqem të shoh

E të kuptoj

Ç’ ngjet në botën e madhe

Ta kristalizoj në vargje.

Ulem në buzëqeshjen

Plot çiltërsi

Të një fëmije.

Veç me bukuri

Jeta më mbulon

Dhe Dielli

Fort më ndriçon.

Përkëdhel dy duart

Të rinjve shtrënguar

Fort dashuruar

Horizontet hapen.

Mbas kësaj shprese

Me dëshirë kapem

Fshi djersën qelibar

Nga balli i bukur

Që të jetës Far( ndriçues)

Ka veç punën

Dhe frutat e saj

Por s’ ka veç gëzim.

Më ndrydh e shtrydh

Zeheri pikëllim.

I padrejtësive

Për zaptim toke

E shtim i pasurie

Nga djajt e k’saj bote.

Në përmbkedhjen

“Fruta të pashijuara”

About Post Author