Ilenia Papa-Makarizëm:Shqipëroi- Lefter Shomo


I L E N I A P A P A
MAKARIZËM( MACARISMOS)

Bekuar qoftë jastëku
ku gjatë netëve frymëmerr
erën tënde për të ma rifalur
kur ti mungon..
Bekuar qoftë gota,
luga dhe piruni mbi të cilat
ti ke lënë puthjet e tua…
Bekuar divani
që të mban në krahë,
shok i netëve të guximshme..
Sido që të jetë, mallkuar qoftë celulari që nxjerr nga xhepi
duke e kundruar në sy,
harron fytyrën time.

Shqipëri nga italishtja: Lefter Shomo K/ 227te i.p.α.

About Post Author