Iliaz Bobaj: Pesë poetë të njohur botërore, nën përkthimin tim


Iliaz Bobaj

Pesë poetë të njohur botërore, nën përkthimin tim

Mirëmëngjes, miqte e mi të nderuar!

Uroj te jeni mirë me gjithçka!

Sot do t’iu përshëndes me pesë poetë të njohur botërore, nën përkthimin tim.

Te diel të bukur dhe çdo të mirë për ju, miqtë e mi!

Lexim të kendshëm!

………………………………………………………………………………………….

1. SAPFO (poete lirike greke, shek. VII para Krishtit)

224.

……….

Ashtu si mollën e ëmbël që kuqëlon

në skajin e degës më të lartë,

mbledhësit e mollëve e harruan, por

nuk e kanë harruar, nuk mundin

të ngjiten atje lart.

……………………………………………………………….

2. KARL ÇIZEK (Çeki)

(1922- 2013)

KUJTESË

———–

Sjell ndërmend buzët e tua plot fshehtësi,

rrudheshin si fletë të lagura libri,

të cilat në heshtje i shijova me lakmi.

Mavi, të padukshme, madje si kaçube të qeta,

të lara me pikëza vese mëngjesore,

si malësi të pashkelura, mbretëri të fshehta.

Dhe nën qerpikët e tu të harkuar,

shkëlqime pikla shiu në fier në hijesirë,

ashtu siç shfaqet me lotë dashuria.

…………………………………………………………………….

3. EZRA PAUND (SHBA)

(1885- 1972)

CODA

…………..

O këngët e mia.

Pse kërkoni me kaq pangopësi

dhe me kaq kureshtje

fytyrat e njerëzve,

mos vallë gjeni mes tyre

të vdekurin tuaj të humbur?

……………………………………………………

4. XHELALADIN RUMI (Persi)

(1207- 1273)

* * *

……………….

Për të dashuruarit

nuk ka myslimanë, të krishterë dhe hebrej.

Për të dashuruarit

nuk ka besim dhe mosbesim.

Për të dashuruarit

nuk ka trup, tru, zemër dhe shpirt.

Përse i dëgjon ata që i shohin në tjetër mënyrë?

Nëse nuk janë të dashuruar, janë të verbër.

……………………………………………………………………………………

5. FRIDRIH NIÇE (Gjermani)

(1844- 1900)

PËR PËRHERË

……………………….

”Vij sot, se ashtu më erdhi për sot”, mendon ai

që vjen për gjithmonë.

Ai, të cilit nuk i intereson se çfarë thotë bota:

”Po vjen shumë herët! Po vjen shumë vonë!”.

……………………………………………………………………………………………..

I përktheu: ILIAZ BOBAJ