Ilirian Ali: Nuk e kisha menduar asnjëherë ti kushtoja rëndësi dëshirës për të rrëfyer jetën ose historitë e vogla të jetës time


Ilirian Ali

Petraq Palit !

Nuk e kisha menduar asnjëherë ti kushtoja rëndësi dëshirës për të rrëfyer jetën ose historitë e vogla të jetës time .Si duket ,mosha edhe pse nuk dua të pajtohem me tē e bëri efektin e vet ,duke me kthyer në fëmijëri e në kujtimet e mia,tani në prag të Shtatëdhjetave.Një dite do të ikim nga kjo jetë,njësoj siç na zë gjumi vetëm se nuk do të zgjohemi” thotë Sokrati.Sigurisht edhe unë e mendoj,se një ditë ajo do të vijë ,ndaj e vlerësoj dhe Falenderoj Mikun tim të mirë Shkrimtarin e poetin Shqiptaro Amerikan Petraq Pali , i cili më mësoi , më nxiti dhe invenstoi për të shkruar e botuar këto kujtime si një testament për vajzat ,mbesën dhe nipërit e mi.E botova jetēn time si një formë bashkëbisedimi me ta duke përcjellë mesazhin e madh për jetën e tyre, për të mos e humbur rrugën por të shikojnë gjithmon përpara,siç unë,mësova nga babai im .Faleminderit Petraq Pali mik i nderuar dhe i veçant ndër miqtë që më rrethojne,për frymëzimin dhe investimin që i bëre Albumit tim të jetës.

“Një njeri në njëmijë Solomoni thotë

Do të jetë për ty më shumë se një vëlla i mirë.

Ja vlen ta këkosh edhe gjysēm jete nëpër botë,

Për gjysmën tjetër që vjen më e vështirë”

Petro! Miku im! Ti je Njeriu i Njëmijtë..U njohëm nëpërmjetë krijimtarisë dhe kjo miqsi tashmë është ngjizur .Faleminderit Petraq Pali

About Post Author