Ilirian Ali:Babai im


Ilirian AliBabai im

Te kjo shtëpi e bardhë , e thjeshtë, e ndërtuar nĕ vendin më të bukur ,me mundin dhe djersën e prindërve të mi ,morĕn rrugë jetĕt tona. E gjithë jeta jonë në këtë shtëpi edhe pse e varefër, më dukej gjithçka.Kishte ngrohtësi , na mblidhte, na gëzonte , e na lumturone.Aty,në anë të zjarrit, te oxhaku, nuk mungonte edhe hareja edhe kënga edhe humori ….të gjitha , tĕ gjitha sikur ndodhnin vetëm e vetëm për të harruar atë çka na mungonte më shumĕ,e që na shoqeronte nĕ jetën tonë . Të gjitha stinët aty, në shtëpinë tonë,në baçën tonĕ më dukeshin të bukura, kishin të veçantën e tyre. Aty reflektoheshin si në mënyrë tĕ magjishme .Na dukej një botë më vehte, e vogël,por e madhe në shpirtin tonĕ.Nuk ishte nevoja të dilje më tutje për të shijuar Pranverën , Vjeshtën, apo Dimrin. Në baçen tonë , stinët vinin kaq të bukura ,sa……o…Zot, ne gëzoheshim dhe lumturoheshim .Aty ishte si një pyll, I ngritur nga duart e arta te babait.Kishte dardha, Fiq të rracave te ndryshme, kumbulla, ftonj, shegë, Arra dhe të gjitha perimet e stinës.Gjithë hapsira para shtëpisë mbulohej nga pjergulla.Herë, herë mbillnim edhe misër,e hasëll ku loznin qëngjat e vegjël kur lindnin……Çmrekulli .Baça ishte e vogël ,por ama neve na dukej se ishte një kopësht I madh.Aty I kishim të gjitha të mirat e botës.Mëngjesi ishte fantastik, vinte çdo ditë me cicerimat e zogjëve të ndryshëm, që këndonin nëpër dritare, nëpër pemë dhe në veshin tonë cicerima e tyre vinte si një kor shumë zërash i vërtet.Babai I im ishte një nga bujqit më të mirë.Ai ishte i gjatë e I dobët ,fytyrë hequr e me tipare tē bukura.Punonte shumë e ishte I dashur, I respektushëm me njerzit, shikonte gjithmon hallin dhe punën e tij.Ishte njeri I drejtë e I ndershëm ,kështu na edukoji edhe ne, me dashurinë për punën dhe për njerēzit.Shpesh babain e çonin roje në magazina e, në vreshta, Në arat që mbilleshin me perime , në portokalle . Ditën punonte me parmëndë, e natën roje .Kēshtu na rritën neve ,vuanin ,punonin natë e ditë bashkë me nënën, në shi e në të ftohët, në vapë e në pluhur, vetëm e vetëm që ne të beheshim të mirë e me shkollë….Në mbrëmje mbasi nëna kthehej nga puna gatuante darkën e unë ja çoja babait atje ku bënte rojen.Pranvera dhe Vera për mua ishin të bukura kur shkoja te babai, sepse errësohej von dhe kishte lēvizje .Por at’here kur fillonte dhe merrte nata, në Vjeshtë dhe në dimër, unë sa dilja nga fshati dhe mirrja xhaden e makinës,aty te kthesa e parë që humbiste pamja e fshatit dhe rruga merrte buzë arave, fillonte ankthi.Kishte një qetësi të frikshme, errësirē e plotē, kishte erëra te fuqishme, sidomos juga tek ne dukej sikur do të ngrinte peshë ,e do te merrte me vehte.hëna herĕ dilte e herĕ zhdukej nga retē.Kur përzihej shiu me erën e bubullimat, bĕnin një zhurmë të çuditëshme ..unē nxitoja e nxitoja…….e më dukej se më ndiqte njeri nga pas ..Kur ktheja kokën për tē shikuar nē dritën e vetëtimës shikoja ndonjë gjethe lofate,a ndonjë shkurre të thatë qĕ lëviste nga era ,e mĕ dukej një gjē e mistershme,pa formë, e zezē, e unë tmerrohesha , e trembesha nga frika , pastaj nga ankthi nisja e këndoja me zë të lartë.Babaj e ndiente frikën time dhe më dilte përpare duke mē folur .At’here e mblidhja vehëten e qetsohesha. Isha 11-12 vjeç at’here.Në kasollen e tij, që e kishte ngritur vetē ,më mbeshtillte me pallton e tij afër zjarrit bublak ,me ngohte duar e këmbē dhe fillonte pastaj të mē tregonte historinē e jetës së tij .Këtë e bënte për të më dhënē mua kurajo të bëhesha,I fortë, puntorë e I mirë,se edhe ai në këtə moshë I kishte dalë zot nênës së tij ,motrave dhe vëllait tē tij që ishte më I vogël.Në mëngjes mē zgjonte me përkedheli nga gjumi , më jepte edhe dy kokra portokalle dhe ja çoja xha Zenelit, një miku të tij të vjetër ,që e kishte shtëpinë afër rrugës.Në shtēpi bëhesha gati dhe nisesha për në shkollë .Ky ishte ritual i përditshëm pēr mua. Të gjitha I mbaj mënd, të gjitha nuk më janë ndarë nga kujtesa,të gjitha I kam të rregjistruar në meorjen time si në një kasafortë dhe herë herë më dalin nga kjo kasafort përpara syve si në film. I kam si busull orjentimi në jetën time të përditëshme. Babai për neve ishte vërtetë në tërë kuptimin e fjalēs si një mjeshtër,si një arkitekt ,që diti të ndërtoi jetēn e tij , diti të ndërtoi shtëpinë e tij , ashtu dhe e projektoi të ardhmen tonë