Ilirian Ali:Kështu u njohëm !


Ilirian Ali:Kështu u njohëm !
———————‐——
Ne kishim ardhur aty, në qytetin e studentit nga larg,nga malet gri, nga jugu i Shqipërisë dhe nga fshatra të ndryshëm .Të gjithë aty u miqsuam e u bemë shokë te mirë ,Semi nga Zhulati ,unë nga Tragjasi ,Dhimua nga Brati, Demiri nga Gjormi Sofua nga Memaliaj e Çarli nga Suha .Erdhēm në fakultete të ndryshme .U njohëm krejt rastësisht në mencën tonë ,kur nē kohën e drekes mbas leksioneve mblidheshim të gjithë.Atë ditë u ulēm në tavolinë për të ngrënë si zakonisht u pêrshëndetëm,u prezantuam,u njohēm e më pas u miqësuam. Ishim të rinj , kishim krenari ,dëshira e dashuri ,plot ëndra, ishim të thjeshtë , u përshtatem bukur, respektonim njëritjetrin edhe pse me natyra e temperamente të ndryshme .U lidhēm si shokē të mirë dhe e vazhdumam gjatë edhe kur dolēm në jetë. Semi kishte dëshirë për tu bërë aktor,por studjoi për ing Miniere.Kaq pasion dhe dashuri kishte për artin , saqē edhe kur u emrua drejtues në Minierë veprimtarinë ,me artin e vazhdonte dhe e vazhdon edhe sot. Nëpërmjet Shoqatës”Aulona Internacional Folk Festival” Përciell dhe sjell vlera të Artit dhe traditës së ballkanit por dhe mē gjërë ,ashtu sikurse ka prezantuar nē tre kontinente artin traditën dhe folklorin Shqiptar..Shpesh menxa gumzhinte, ishte vend takimi e njohje, përshëndetetnim njëritjetrin,njheshim përditë me shokë e shoqe të ndryshëm. Dhimua kish punuar nja dy vjet në Postën e Bratit,ishte si të thuash më i pjekur e më me eksperiencë në shoqëri, kishte një portret të veçant si i skalitur me dorë ,me ca sytë të mprehët e të zgjuar që shndrisnin e tregonin dashamirësi e afrimitet ,të bënte për vehte që nga larg, vetullat që kryqëzoheshin i jepnin atij një pamje interesante,si personazhet e Gogolit babaxhan, e hokatar .Ai e pinte cigaren me të dredhur dhe mbante shebekun me vehte, këmbët i kishte pak me hark dhe kur ecte dukej ,sikur hidhte valle nëpër rugēt e sokakët e Bratit. Ishte i veçantë e i këndshēm Kur fillonte nga historite, tregonte shumë bukur si të ishte një burrë i moçëm ,fillonte shtruar e mendonte para se te fliste dhe biseda merrte rrugë në kohë e në vite, kaq bukur e me detaje tregonte ,sikurt tē ishte pjestar i atyre ngjarjeve dhe historive.Edhe Demir e Siriu studjonin në fakultetin Ekonomik bashkë me Dhimon , ishin studentë të mirë dhe shok të mrekullueshëm. Fjalë pakë, të qetë e më serioz . Sofon nga Memaliaj ,studentin e Artit figurativ, që as fliste e as dëgjonte,e kisha shokë dhome,por ama ishte djalë i talentuar e shok i mirë.Me trup vinte pak i shkurtër ,por i shkathët e i fuqishëm ,gjithmon mbante një kostum gri. Kushdo që na këkoknte ne, mbi altoparlant kishim vendodur foton tonë dhe ai përdorte bishtin e fshesës si shkop tregues duke ju thënë kërkuesve ,cilin do ? Këtë,apo këtë?.Ne ja kishim marrē dorën, ishim mësuar e komunikonim me shēnja, me shaka thoshim jemi 3 veta e gjysëm në dhomë.Na donte dhe e donim,e respektonin .Von pastaj kur shkova me teatrin e takova në Memaliaj ,ku punonte, kishte krijuar familje dhe me ftoji nē shtëpinë e tij. Me Çarlin ishim shok kursi dhe bashkë kishim plot aventura e histori me njëritjetrin.Pra,në mencēn e studentëve për ne konviktorët nisnin rrugët e miqësisë ,por edhe dashuritë që vazhdonin edhe më pas kur dilnin në jetë.Me Semin e Dhimon takoheshim shpesh student ,madje në raste të veçanta , Dhimon e prezantonim si vëllain e madh ,për të na nxjerrë nga situata që na sillte rasti. !Sa shok i mirē e i dashur qē ishte dhe tani vazhdon të jetë i tillë edhe pse jemi larg, jo nga miqësia ,por kemi ndryshuar,vendbanimin,jemi në qytete të ndryshme, profesioni,gjithashtu edhe mosha na bën të takohrmi rrallë.Me Semin takohemin më shpesh,se jemi afër. Student takoheshim në dhomën e Dhimos e të Demirit në katin e parë të godinës së Ekonomikut zakonisht ne fundjavē. Blinim ndonjë qëngj dhe të Shtunave në darkë mblidheshim një e nga një në dhomēn e tyre ,që na dukej si Oda e miqëve ,e vogël,por e madhe nga kënga e atmosfera ,që krijohej,na dukej e ngrohët,e bukur e mire. Godinat i kishim afër dhe formonin një trekendësh,një Trinom rastesisht i bukur .Godina e Ing ,Godina e Ekonomikut dhe Godina nr 24 e Arteve .Miqësia jonë kishte brenda vehtes çiltërsinë dashurinë ,respektin dhe krenarinë e secilit.Bisedonim ,pinim e këndonim si miq e shokë tē mirë dhe i gjëndeshim pranë njëritjetrit.Me Semin na lidhte siç thash dashuria për artin ,për teatrin.Në festat Kombëtare mblidheshin në Tiranë për koncerte qeveritare grupet mē të mira të folkut shqiptar.Unë e Semi i gjurmonim nga mbrapa, atje ku grumbulloheshin grupet e labërisë që bënin prova dhe bashkonim zërat me ta .Semi përcillte nëpër shtypin e kohës shkrime ,portrete këngëtarësh e valltarësh dhe mendime për vlerat dhe karakteristikat e grupeve nëpërgjithësi , por edhe atmosferën e tyre që zbukuronte Tiranën .Vitin e fundit të studimeve unë dhe Semi u orgiznuzuam me Estradën e Universitetit ,ku ishte një bashkpunim i shkëlqyer me studentē të fakulteteve të ndryshëm , që më von ata u bënë personalitete të rëndësishëm në fushën e gazetarisë .Ishin vërtet vite të lumtura ,plot jetë me aktivitete rinore e artistike. Organizoheshim mbrëmje të shtunave me gjithë fakultetet sipas rretheve.Shoqeria dhe miqësia jonë sikur i jepte më tepër kuptim dhe bukuri jetës studentore .Edhe dashuria mes të rinjve ishte e çiltër dhe e sinqertë,kish romantizëm dhe bukuri. Semi më ndiqte në provimet e mjeshtërisë së aktorit dhe të fjalês artistike dhe unë nuk përmbahesha nga gezimi e krenohesha .At’herë unë pothuajse pashë dhe jetova nga afër një dashuri të bukur e të çiltër, të mikut tim Sejmenit me Teutēn ,njē dashuri vërtet e pastër që kishte brenda saj besimin vrullin e moshës si dhe bukurin e freskinë e tyre .Teuta dhe Semi e gëzojnë akoma edhe sot atë dashuri duke e përcjellë te fëmijët e tyre të mrekullueshëm. Shkonim bashkë me Semin te konvikti i mjeksisē , ku studjonte Teuta, ndodhte që hanim edhe darkën atje ,mbasi vonoheshim për tu kthyer në Qytetin e studentit.Rrugës ,natën me Hënë Semi më recitonte poezinë që i kishte kushtuar dashurisë së tij, Teutës ,oh sa bukur kalonte rruga.Sa ndjenja dhe graciozitet sa muzikalitet kishte në zërin e tij,në shpirti i tij kur ma recitonte.Në poezi kishte brënda , sytë e saj të kaltër dhe buzqeshjen e saj te mrekullueshme , kishte brenda shkelqimin e tyre rinor.Qysh at’here e mësova dhe këndoja nëpër dasmat e miqëve të mi atë Poezi,atë këngë që ai kishte shkruar për të,për mbretëreshēn e tij Teuta. Jehona e asaj poezia këngë më vjen edhe tani në vesh,si për ta përcjellë në breza atë dashuri të pastër e tē çiltër ,që sot rrallē mundet ta gjendet

“Me dy sytë ngjyrë deti,
Me një buzë të qeshur fare,
Si një Gonxhe e porsaçelur ,
Më trokite në dritare….

Jam në ëndërr,a jam zgjuar,
Apo zemra tradhëtoi,
Mos qe dritë dhe u shua
Mos qe zog dhe fluturoi.

Jo e jo, s’qe zog e dritë,
Por një vajzë e bukur ishte,
Përmbi flokë kordele mbante,
Ngjyrë deti sytë i kishte.

Zemër-o zemëra ime
kaqë kohë si durove
Pa këtē vajzë sy shkruar
S nuk plase,por punove ?

Ska poezi më të bukur, qē portretizon Mbretëreshën Teutë ,dashurinë e Semit .
Tipari dallues i Semit është respekti, dashuria, Pasioni dhe vullneti për artin dhe trashëgiminë kulturore, por dhe shpirti i tj paqesor nē.miqësi.
Kështu nisi miqsia jonë.

Kjo foto është një kujtim i viteve studentore
Semi ,Sofua & Lilo

About Post Author