Ilirian Ali:Kujtesa ,shkruesja e shpirtit


Ilirian Ali

Kujtesa ,shkruesja e shpirtit

-Ja lash çantën e veglave të punës në dorë Lizës e cila ishte në rolin e zonjës së shtëpisë dhe unë isha elektriçisti nē komedinē “Marifete të dështuara”nga Sheri Mita. Sipas veprimit skenik duhet tē rregulloja defektin në shtëpi ku ajo ishte zonja e saj.Veprimi bëhej normal në shfaqet e përditëshme ,në sallën e teatrit por edhe në fshat kur shkonim për të realizuar planin.Çantën e punës pra ja jepja Lizës,pasi ajo duhet të më bēnte qerasinë para fillimit të punës si zonjë shtēpie.Liza, aktore e mrekullueshme dhe shoqe e mirë ishte mësuar me peshēn e zakonshme të çantēs por kur e mori në dorë atë natë në Radhimë u këput në mes nga pesha e saj që i kisha hedhur gurë , ha ha ha ,nuk e priste dhe nuk u shqetsua ,por u përkul nga pesha dhe mezi nxori fjalët .Ore,ooore usta ……Dhe vazhdoi skenën ,poo ,çfarë ke futur këtu brēnda o djalë ……Reagimi i saj ishte fantastik,ajo ishte mjeshtëre për të dalë nga situata .Ne partnerët e tjerë u shkrim së qeshuri.-Ua ,ua.Po ti more djalē me çfarë e ke mbushur kētē çantë,që mezi ngrihet ,qysh e mban në dorë ti,çfarë veglash mban këtu ,ua, ua e zeza,po kjo sikurē ka ndonjë bombē brenda,ti elektricist je a çfarē dreqin je? -Ha ha ha ha,Kaq u desh Dhe ne ja plasëm gazit por edhe gjithë fshatarët u shkrinë nga të qeshurat bashkē me ne.Ishite Qershor i viti 1979.
-Kur Fillova aktor në teatër kam patur fatin tē mësoj e tē luaj me kollosë të artitit te skenës e të filmit shqiptar në teatrin tim, një nga këta është Liza Laska.Ajo ishte e veçantë,si aktore me njē botë shpirtrore të pasur e plot sharm,një qytrtare e respektuar e nderuar nga tē gjithë e zgjuar,natyrë intelekuale ,lexonte shumë letërsi artistike e pëlqente dhe këtë e reflektonte në mardhëniet profesionale.Mëngjesi nē studjo ishte vërtet si njē parlament ,ku secili nga aktorët shfaqte mendjen e vetë dhe kulturën e vetë ,secili fliste për librin qē lexonte apo kishte lexuar por,Liza ishte e veçante ,ajo sillte fragmente ,pasazhe qē i pëlqenin duke portretizuar personazhet dhe unë e admiroja talentin, temperamentin dhe kulturēn e saj,por edhe për memorjen.Më ka ngelur peng për Lizën.Ajo donte të merrte pjesë në festivalin e Monodramës që organizoja në Vlorë me Poemēn “Hanko Halla” të Ali Asllanit e kishte të përfunduar pothusjse.Liza do ti jepte atij festivali një vlerë tjetër ,sepse ishte dinjitoze në interpretim e saj si një aktore e përmasave mesdhetare ,pasi e tillē ishte ajo me potencialin e saj psikofizik, por për shumë arsye nuk u bë e mundeshme,pasi ajo edhe u sëmur dhe nuk mundi.Jeta në teatër ëshë e bukur ,por edhe e vështirë.Jetojmē më shumë bashkë me njëritjetrin nē intensitetin e punës sesa në familjet tona.Prova ,prova,shfaqe paradite,mbasdite deri natën von dhe në shtëpi shkonim si në hotel.Eh sa debate çfarë force,çfarë talenti sa mund dhe djers ,sa ndjenja,sa emocjone ,sa gezime, sa grindje kemi kaluar me njeritjetrin aty në shtëpinë tonë ,në teaterin tonë,e Liza ishte aty bashkë me ne,aktive e pa lodhur edhe pse ishte një familjare e shkëlqyer .Sa breza Aktoresh kanë kaluar dhe sa do të vijnë pas,kushedi sa do të bëhen , por ata qē ikin drejt parajsës si Liza Laska,pësëri janë aty bashkë me ne ,në çdo shfaqe në çdo spektakël. Shpirti i tyre është brenda nesh ,brenda hapsirës sê sallës e në lartësinë e skenës dhe na shofin çdo natë.E tillē ishte Aktorja e madhe Mikja jonë Liza Laska

Aty në hollin e tetrit