Ilirian Ali:Nuk e harroj !


Ilirian Ali

Nuk e harroj !

Mbritëm në mbrëmje von.Atë copë udhë që bēmë në këmbë derisa mbritëm te hoteli, na shoqëronin vetëm yjet që kishim mbi kokë dhe zhurma e një makinerie që dëgjohej tutje nga miniera.Vetëm një dritë e zbehtë neoni ndriçonte atë shesh të vogë të qytezës që ish vendosur në luginë mes malesh .Na pritën ngrohët .Ishin tê mrekullueshëm,sa kishin mbaruar universitetin,inginier e profesore,ekonomist, vajza dhe djem nga rrethe të ndryshme punonin e jetonin në këtë qytezë .U mblodhën të gjithë në një nga dhomat e tyre hëngrëm darķë ,biseduam e kēnduam deri von .Me agun e mëngjesit kur hija e natës filloi të largohej dhe maja e maleve me dëborë, fillon të zbardhë nga rrezet e diellit ,gjithshka ishte ndryshe.Një pejsazh i mrekullueshëm dimror. Natyra, pemët ,njerzit që lëviznin dhe bardhesia e kodrave përrreth sikur i jepnin asaj lugine një pamje interesante .Qyteti fillon të marri jetë, të gjallërohet .Grupi intelektualëve që banonin aty iéshin të fundit që mbyllni dritat në qetësinë e natës.Ata ishin aktivist shoqeror e aktorë tĕ mirë dhe bashkë me nxënësit e shkollés së mesme përbënin një ansambël të mrekullueshem,që mbani ndezur gjithë jetën e qytetit.

Plot humor ,me karakter,dinjitoz dhe puntor pasionantë në profesionin e tyre. Prandaj ndjej respekt e detyrim për ti kujtuar ato ditë dhe ata njerëz .Të gjithë ishin të bukur e të mirë,por miqësia dhe mardhēniet mes tyre ishin bukuria më e madhe.kishin përgatitur vet tekstin e dramës “Njeriu me top”të D Agollit dhe ne do ta ta vinim në skenë .Ne kishim braktisur institutin pa leje në prag të premirês tonë, sepse ishim në vitin e fundit dhe për pak muaj do të diplomoheshim aktorë.Por si të rinj nuk u thelluam dhe na kushtoji shtrenjtë, sidomos mua.Punuam intesivisht deri natën von për ta vizatuar në skenë dhe e nxorrëm spektaklin për bukuri , mbas tri ditësh e shfaqëm me shumë sukses .Të nesërmen u ndam të kënaqur me të gjithë dhe u kthyem në Tiranë .U bashkuam me shokët e kursit në prova.Ishte bërë alarmë ,por gjithësesi për hir të provave profesori nuk na foli ,por dukej që ishte tepër i mërzitur me ne.Në mbremje kur shkojmë në konvikt ,në dhomë, për çudi gjej babain tim i cili kishte ardhur nga fshati .U habita !-Po ti ? I them duke ju hedhur për qafe e duke e përqafuar,pse je munduar?-Po ja tha, të të takoj,se u bë kohë që skemi folur.A……e Kuptova, si duket ai e kishte marrë informacionin, nga motra të cilës i kisha folur ,por nuk e prisja që ajo tja kishte thēnë babait. -Po si e gjete dhomēn këtu vazhdova unē ,si u more vesh me Sofon ? (Sofua ishte një shok dhome nga Memaliaj ,që studjonte për pikturë dhe as fliste e as dëgjonte, por shok i mirë e i talentuar)Ja, tha babai ,mori shkopin e fshesës dhe më tregoi foton që keni vendosur te altoparlanti mbi krevat (Krevatët ishin marinari) -Cilin do më tha ,këtë apo këtë (Në foto isha unë me Çarlin) dhe ma bëri me shënja duke lëvizur duart e hapur gojën, kuptova që ju ishit në prova në shkollë .U ulēm,pastaj babai u kthye nga Çarli ,shoku im me tē cilin e kishim bërë këtë aventurë,pa e ditur se ishte ai -Ore djalë i tha ;” Po kush është ai palo djalë, që ka ikur me këtë tim bir ,kush është ky horr që i ka prishur mendjen këtij biçimsëzit tim ,se vetëm nuk ka ikur ky të braktis shkollën, ë? Kush është biri xhait ,se dua ti them dy fjalë edepsëzit ,me çtë bukur mendje kanë ikur pa leje?Unë shtanga ,nuk e prisja .-Çjanë këto i them ,kush ti ka thënë këto? Kush të ka gënjyer ?-Ti pusho më tha.Por, Çarli , shoku im i mirē ,artist e djalë i mrekullueshëm e kaloji me sportivitet. Qeshi dhe ju përgjigj- Unë jam xhaxha, por Lilos nuk ja prisha unë mendjen,Ftesa ishte për të dy dhe shkuam bashkë ,ky është gabimi ynë.Babai u step ,nuk e priste dhe menjëherë e ndryshoi qëndrimin,-Po ti qënke goxha djalē more bir, pse bëni kështu? Ju jeni burra ,çështë kjo, të lini shkollën e të ikni pa adresë?…….Nejse në mëngjes mendova ta përcillja për në Vlorë, ta shmangia nga ardhja në institut dhe i thash se profesorin do ta takojmë rrugës për te treni,aty te Ura e Lanës kur të zbresim nga konvikti. Për fat të keq nuk e takuam dot ,si duket ai kishte kaluar shpejt. Babai nuk donte të ikte, megjithë këmbënguljen time.-Unë do takoj profesorin tënd më tha,për këtë kam ardhur dhe mos u mundo të më përcjellësh .Desha sdesha i futa krahun dhe u kthyem për në Institut e çova drejtë në katedër.Aty takuam shefin e Katedrës dhe profesorin tim të mjeshtërisë së aktorit. .Ata i folën fjalë të mira ,por profesori im i tha:” Ka bërë një gabim , është larguar pa leje tri ditë ,duke penguar proçesin e provave në prag të premierês.Babai siç ishte në kēmbë mu kthye me tërëcëllimë ,duke më dhēnë një shuplakë të fortë dhe mu bë sikur më nxorrën sytë xixa-Palaço, maskara ,më tha,prandaj të dërgoj në shkollë ,ë,prandaj robëtohemi unë bashkë me tët ëmë ditë e natë,që ti të ikësh pa leje nga shkolla ?Mirë për vehte që nuk mendon ,po të tjerët ,shokët e tu,profesorët, ç’borxhë të kanë që ti pengoshe ,ë ,?Unë nuk e mbajta dot vehten dhe qava,më erdhi shumë rëndë,nuk e doja vehten,ajo shuplakë besoj u ka dhëmbur edhe profesorëve të mi të nderuar .Ata nuk e prisnin,u befasuan nga qëndrimi i babait dhe u munduan ta qetsonin duke i thënë -“Se pavarsisht këtij gabimi Ilirianin e kemi një nga studentët më të mirë e më të talentuar”.Babai u përshēndet me ta duke i falenduar dhe dolëm ,pa më folur .Më pas ai u befasua nga respekti me të cilë e rrethuan shokët e mi të kursit ,por unë atë shuplakë e ruaj si një kujtim të jetës time edhe sot ,sepse më zgjoi,më shkundi,më nxorri nga errësira në ajër të pastër,të rrugëtimit tim.

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.