Ilirian Ali:Profesori i Filozofisë !


Profesori i Filozofisë !

Për të qënë i sinqert ,unë kisha frikë atë ditë.Nuk kisha siguri në përgatitjen time.Nuk e dija se çfarë teze mudet të më binte .Në mēngjes kafenë te Kadriu nuk e piva nga emocioni dhe pa siguria .Isha i shqetsuar,sepse doja të merrja një notë të mire e nuk doja ta lija për në vjeshte .Më tmerronte bartja e provimit.Ishia nē vitin e findit dhe doja ta mbyllja me suksese ,ashtu si dhe kisha mbritur deri aty.Por ja ! Materjalizimin Dialektik dhe Historik nuk e kisha me shumë qejf,nga njëri vesh me hynte e nga tjetri më dilte .Ditët e sezonit ishin te bezdisëshme ,nuk përqëndrohesha dot. Profesori me thënë të drejtën, më kishte me sy tê mirë (Si duket i pëlqeja në provimet e Lëndëve profesionale dhe unë këtë e kisha kuptuar ) Pastaj në seminare unë isha i rregullt,nuk shkëlqeja por aktivizohesha. Ama për provimin kisha kohë që e kisha menduar mirë se çdo të bëja nëse do të më binte ndonjë tezē që nuk e dija mirë. Profesor Faslliu ( Luarasi ).Ishte Një burrë i qetë e i dashur ,me dije e me kulturë ,kishte studjuar jashte e spjegonte mirë dhe kishe çtë dëgjoje prej tij.Me ne studentët e dramës e kishte mirë ,shpesh na ndiqte edhe në provimet e Mjeshtërisë se aktorit dhe të Fjalës artistike.Atë mëngjes u futa në provimin e fundit, mora tezēn dhe zura vend në fund të klasës,afër dritares .Lexova pyetjet,e të them të drejtën dhe tani nuk i mbaj mend,por ama di një gjë, që nuk dija asgjë nga pyetjet e tezës..Ne 14 vetë ishim në kurs e po më vinte radha të përgjigjesha ,shokët e shoqet, përgjigjeshin dhe dilnin.Unē nuk lêvizja . Profesori e vuri re shqetsimin tim ,që s’isha i përqëndruar e nuk po shkruaja.Më thot që nga katedra.-Ti Ilirian çfarë ke ,pse nuk shkruan ,Je përgatitur apo jo?-Po Profesor i them ,por …..(Ndër kohë truri im filloi të lëvizte në të dhjetat e sekondave ) -Merre fletën dhe hajde këtu ,më thotë.U ngrita dhe u ula para Profesor Faslliut.-Hë tha, çfare ke shkruar ?-Profesor i them (tashti unë e kisha ndërtuar atë që do ti thoshja)Para se tju përgjigjem dua tju trgoj se çmë ka ndodhur.- Po ,më tha ,çfarë ?Dhe unë e fillova -Kam një javë që nuk jam i qetë.-Pse ? Më thotë ai.-Qysh kur filluam javën e përgatitjes për këtë provim , fillova te flisja unë , lexoja kudo nëpër faqe të Materializmit emrat Hegel ,Fojerbah,Hegel,Fojerbah dhe kur mbaroja së lexuari e më zinte gjumi ,librin e vendosja posht jastëkut.Një natë mê shfaqet në ëndërr një burrë me një trup të bëshëm, me sy xixëllues, pak tullac,flokët i fillonin në mezin e kokës. Ky na qēnkesh Hegeli,e unë nuk e njifja .Ai më shikon drejtpërdrejt në sy e më thot:-” Ore djalë pa më thuaj,kush është primare Materja ,apo Ndërgjegja?-Ua po ky nga na doli këtu thash, ktheva kokën i habitur dhe i them :”Materja “.-Ai më thoshte jooooo,e ke gabim ,është ndërgjegja djalë,-unë i thosha jo unē e di që është matereja ,ai më thoshte dërgjegja ,unë Materia ,ai ndērgjegja.Ndërkohë shfaqet një burrë tjetër ,pak më i dobët me një mjekër të madhe e të gjatë si të cjapit ,ky ishte Fojerbah dhe ai mbante një thikë të madhe në dorē ,u përshëndetën me njëritjetrin dhe u afruan në drejtimin tim,duke më kërcënuar e duke më këkuar llogari – :”Kush është primare djalosh ,Materja apo ndërgjegja”-Unë i përgjigjem Materja ,por ata si të inatisur më thoshin me këmbēngulje- Jo është ndërgjegja,-unë materja,ata ndërgjegja duke më drejtuar thikën, ky dialog,ky pingpongu,materja -ndêrgjegja midis nesh ,zgjati deri sa Fojerbah më drejtoi thikēn para gjoksit, e unë ndërkohë u tremba ,por u tremba shumē dhe fillova të qaja duke bërtitur .-Pse më vrisni ,çfarë ju jam bërë ,unë kështu e di, Materja është primare dhe jo ndërgjegja -Nga e di ti që eshtë Materja kēmbëngulnin me kērcënim ata.-Unē ju përgjigja me tërë forcēn e shpirtit ma ka thënë Profesor Faslliu dhe u zgjova i tmerruar nga frika .Profesori ja plasi gazit me të madhe ,-Ha ha ha të martë djalli lab i poshtër më tha ,”Ti e meriton ,Ke mbrojtur me sakrifice Thelbin e filozofise materjaliste”

About Post Author