Iluzione,nga Iuliana Pasca.Përktheu:Irma Kurti


Iluzione

Prapa skenave të një teatri të madh
një univers i ftohtë
i ka ngrirë disenjatorët
me indiferencën e perëndisë

në natën pa limit
kaosi shterpë mbizotëron
mbi ndjenjat e fundit
që varen nga telat e një kukulle
si thekë akulli të brishtë

përmes duarve me nyjë
sytë ëndërrimtarë
shpresën shohin nga larg.

Iuliana Pasca (Rumani)

Përktheu nga anglishtja: IRMA KURTI

Pikturë nga Michelle Mackie