Im atë minator:nga Bajram Kallaba


IM ATË MINATOR
(Në Ditën e Baballarve)

Natën porsi hije, n’mjegull sikur lis
terri pllakos rrugën, nata e zezë pis
n’pelerinë mbështjellur shtegëtarët eremit
në dorë llambën ndezur, mbushur karrabit.

Tisi i mugëtirës dhe pelerina gri
shoqerojnë minatorët në borë e në shi
orë e kishin gjelin, zgjoheshin me natë
një sy linin hapur, veshi roje mbanë.

Thellë në galeri, llambën mbanë në dorë
palcën ia gërryen tokës, im atë minator
humus mbush vagonat me kazmë e lopatë
thyen rekorde pune, që t’merr një kafshatë.

Si troku i kalit,zgafella trokëllinë
mbi shinat vezulluese, vagonat rrokëllijnë
brenda plot rreziqe trari dheun ndanë
fija e jetës tiret, shpresa gjallë i mbanë.

Fanar kanë hënën, llambën n’galeri
në borë hapin shtigje,kaçulën lëshojnë në shi
janë minatorët, shtegëtojnë mbi kodrinë
mbrëmjëve të vona që prishin qetësinë.
P.S. Fotoja është huazuar.