Imazh i këtij janari-Fatbardha Budini


Imazhi këtij Janari sot vërtet, në shpirt më lumturoi.

Mrekullitë në qiell,Zoti njerëzve ua dhuroi.

Malet e larta ishin të mbuluara nga dëbora.

Qielli u zbukurua me shumë re të bardha.

Aty- këtu qielli u vesh në ngjyrë bojqielli.

Dukej sikur ishte pikturuar, nga vet peneli.

Sot mali i Tomorrit u bashku me retë e bardha.

Ishin bërë njësh me dëborën, që kishte rënë kur mbizotëronte nata.

Tani qielli u vesh me re të zeza,me re blu e me plotë ndriçim.

Hëna me disa yje jepnin, në mes të qiellit të bukrin vezullim.