Imazhet e jetës-Vilson Mersinllari


Imazhet e jetës më shfaqen ku do,çdo ditë

si një filëm me metrazh të shkurtër dalin

kam imazhe të bukura dhe shumë të trishta

shumë kujtime të jetës time ato më ngjallin.

Disa janë si ato hekurat e parmakut

që po si lyeve me bojë ato ndryshken

disa janë si vazot me lule mbi parmak

që po nuk i vadite çdo ditë,ato -vyshken.

Disa janë si ato flokët e bardha të dëborës

që me një rreze dielli shkrihen bëhen ujë

një pjesë më kalojnë parasysh me të shpejtë

duke më krijuar në mëndje,ashtu një rrëmujë.

Imazhet e trishta,mua më ngurtësojnë

dhe zemrën time,shpesh ato ma lëndojnë

imazhet e bukura,mendimet mi qartësojnë

shpirtin dhe zemrën ato ma zbukurojnë.

Duam nuk duam ne,për hir të vërtetës

këto janë tonat,janë imazhet e jetës

jo të gjithë i kanë imazhet njëlloj

këto janë të miat,që unë po tregoj.