Imer Hysa-20 qindarka dhuratë


20 QINDARKA DHURATE

Pas një gjumi të rehatshem në hotelin e qytetit të bukur juglindor, me tre miqtë e mi u ulem për të pirë kafen e mëngjezit në një nga ato pak tavolina në verandën e tij të vogël.

Ngjitur ishte trotuari ku kalimtarët e shumtë nxitonin për në punë apo për të bërē pazaret e ditës.

Unë në pritje të marrjes së porosisë kundroja objektet përballë që rrethonin sheshin kryesor të qytetit. Ashtu i përqëndruar te figurat e ndërtesës që mbushnin fasadën e përparme të ndërtesës së teatrit dëgjoj një kalimtar që i përkiste atyre që ne jemi mësuar ti quajmë lypës tek na drejtohet:

-“Më falni ndonjë lek”

Njëri nga ne i dhuroi 20 qindarka

Ai pa u mendua fare ju kthye dhuruesit në dialekt:

– “Çi dua këto, të peshonem, më jep dy mijë leka të pijë njē kafe e një dopio”.

Mes nesh shpertheu e qeshura. I dhamë një dymilekëshe vëtëm për humorin që na dhuroi. Në fund të fundit u “kënaqëm” të dy palët, ai që mori lekēt dhe ne që kaluam kohën duke pirë kafen dhe duke treguar histori të ngjashme

About Post Author