Imer Hysa-HAPAT


Kujdes në jetë, një është, s’ka tjetër
Çdo hap që hedh e ka një vlerë,
Se hapat s’janë vargje në letër
Ne rrugën pas, gjurmë lënë thellë.

Hapat s’janë si metaforat !
Ato në jetë hidhen me mënd
Mos i vlerëso gjërat si lodrat
Hapi që hedh nuk do veç këmb

Se një ësht’ jeta dhe nuk ke tjetër
E ke në dorë ta shijosh gjatë,
Që ta shijosh si “kryevepër”
Mendoju thellë kur hedh çdo hap.

About Post Author