
UDHËKRYQ
Një mendje më thotë: Hip mbi një gjethe vjeshte
e hapësirën e qiellit ktheje në ndërgjegje
për të zgjidhur udhëkryqet.
Tjetër mëndje më thotë: Rri në tokë
dhe ec në rrugë milingonash
që të kuptosh se aty s’ka mëdyshje!
Përsëri kjo mendja, si kokërr gruri
derdhet mbi një rrëkezë
dhe kërkon hapësirë detare.
E tmerrshme,
Sa shume udhëkryqe,
Sa pak dritare!