Imer Hysa-URA DHE AVIONË


Imer Hysa

URA DHE AVIONË

Ishin lumenjtë dhe njerëzit që kërkonin shtigje.
Pa u ndërtuan ura të kalojnë gjyshër, fëmijë e nëna.
Dëshirat njerëzore bashkuan në shekuj brigje.
për të kaluar miqësitë, vallja dhe kënga.

Në hapësira detare ecën njerëz që lindën e vdiqën
larg për t’u lidhur me ura druri a me beton,
ndaj mendja njerëzore e mposhti frikën.
për të shpejtuar lëvizjen shpiku vaporre e avionë.

About Post Author