Imer Hysa


TI NENA IME

Ti fisnikja ime kurrë s’hyre në floktore

Të ngjyje flokët me bojë kimike të rëndë,

As thonjtë si zgjate dhe kurrë si mbolle,

Natyral i mbajte, pastër, të argjendë.

Ti kurrë s’shkove plazheve për ngjyrë

As llixhave për të hequr reumatizmën,

Kurrë s’përdore rimel e krem në fytyrë

E tetëdhjetvjeçare akoma shëndritshëm.

Butiqeve me rroba të shtrenjta e marka

As emrin s’ua ke dëgjuar kurrë në jetë,

Veshjen tënde o e imja shamibardha

Çdo pasarelë ta dish; e duartroket.

Ti nuk pate nevojë për asnjërën prej tyre

Asnjëra prej tyre nuk të është dashtë,

Ti pëlqeve në jetë vetëm një lloj ngjyre

Shpirtin e fytyrën të mbaje të bardhë.

Ymer Hysa

(Nga vêllimi poetik “Kur fjalêt Bëhen Buqetë”)

About Post Author