Kur isha fëmijë, mbase pes’ vjeçar
Dy herë kam kaluar kalin e nuses,
Të sapomartuarës i sillte fat
Djali që në prehërin e saj ulesh.
Para tyre kam ecur dhe te kroi
Djalë do u printe tek mbushnin ujë,
Unë pata nderin të jem ai soi
Që fatin e nusërisë t’ua prija unë.