Imer Hysa
Mësuesja e anglishtes qe s’dinte turqisht

Mësuese Drita ishte nga ata mësues që gëzonte respektin jo vetëm të nxësve, por dhe të prindërve. Ajo kishte pak vite në këtë shkollë, por lënda e saj tashmë ishte ndër më të rëndesishmet. Jepte gjuhë të huaj anglisht.
Gjuha e huaj tashmë po kthehej në një domosdoshmëri. Veç orëve të planifikuara në proçesin mësimor, ishte bërë e domosdoshme dhe pjesmarrja në kùrse private për të arritur nivele të larta dhe në kohë të shpejtë.
Angazhimi i saj në këtë fshat ishte një ndihmesē e madhe. U lehtësontë mundësitë dhe kohën. Para se të ndodhte kjo, nxënësit shkonin ose me mjetet e transportit publik ose me ato familjare në qytetet më të aferta. Tashmë kjo punë ishte zgjidhur dhe prindër e nxenës ndjeheshin të lehtësuar.
Edhe vetë mesuese Drita ndjehej entuziaste. Në fund të fundit shijonte kënaqësine që i falte profesioni, deri sa një ditë ti ndodhte ajo që kurrë nuk i kishte shkuar ndermend.
Sedija ishte nxënëse në klasen e peste. Ishte dër nxënëset më të dobëta të shkollës. Mbase notat minimale kaluese i kishte marrë më shumë për hatër dhe për tē mos patur probleme mësuesit me babain e saj që flitej se ishte gjaknxehtë.
E ngriti Sedijen në mësim dhe filloi ta pyeste. Ajo nuk dinte asgjë. Mësuesja e kritikoi ashpër, i foli që ti jepte rēndësi shkollës, pasi pa shkollë mund të ngelej një njeri koti.
Sedija, që deri në këtë ditë nuk i kishte folur njeri, mori çantën dhe iku nga klasa. Kishte ikur nē shtëpi.
– Më ka bërtit dhe sharë mësuesja u kishte thënë prindërve.
– Pse të bërtiti? ishte nervozuar i jati.
– Nuk dija anglisht.
– Nuk dije anglisht dhe te bërtiti. Hajde me mua.
Të dy shkuan drejtë e në klasë. Hapi derën pa trokitur dhe babai i Sedijes i’u drejtua mësueses:
– Pse mi ke bërtit vajzës?
– Jo e kam qortuar, është shumë dobët në lëndën time, asnjë fjalë se ka mësuar në anglisht.
– Për këtë i ke bërtitur vajzës time ti se nuk di anglisht, pa hajde k’tu e flasim bashkë turqisht.
– Unë nuk di turqisht ishte përgjigjur mësuesja dyllë e verdhē prej frikës se çpo ndodhte.
-Ti tridhjet e ca vjeçe nuk djn turqisht dhe kērkon të dijë goca ime anglisht as dymbëdhjet vjeçe. Provoje dhe foli edhe njëherë.
– Mësuesja shtangu nga fjalët e babait të Sedijes dhe u lehtësua kur pa që ai doli nga klasa duke folur nëpër koridor, ta provojë kush e të mi flasë fēmijëve të mi.
-Zilja lajmëroi përfundimin e mësimit. Mësuesja doli tu tregonte kolegëve çfar i kishte ngjarë. Më shumë për tu lehtësuar vetë.