Imer Hysa
Vizitë te ish reparti ushtarak
Në ish fjetoret e ushtarëve flenin dhentë
Lopët qumështore flenin në ish depo armēsh
Në bunkerët e betontë te topave të rëndë
Viçat lëpinin piktura e iniciale ushtarësh
Te porta kryesore s’kish ushtarë me armë
Një tel rrethor e mbante mbyllur lehtë,
Stolat ku dikur takoheshin prindër e ushtarë
Tani ishin bërë vendstrehim për qentë.
Rruga e shkurtër për këmbësorët s’ishte më
Gjithçka kish ngelur në mëshirë të fatit,
I vetmi që ndjehesh mirë, mbase, si aga atje
Ishte fermeri te zyra e ish komandantit.
