Improvizim…Suzana Rama


Përmes vesës së mëngjezit,

mora puthjen e ditës së re,

më jehuan në shpirt agimet,

e ditve me diell, shi apo re.

Dhe më sollën vegimet tek ti,

kalëruar mbi petale trëndafili,

ishin ato, agimet e purpurta,

rrezesh çelur, puthjesh pistili,.

Por edhe vesa më doli tradhëtare,

me freskinë e saj, më hutoi fare,

më kujtoi ditët, kur fytyra jote vegon,

kanë ikur, janë larguar përgjithmonë.

Atëhere e thirra lotin, që të shfreh,

ëndrat, kujtimet, perceptimet ti lë atje,

ti gëzohem ditës me këtë improvizim,

dhe vehtes gëzim si shpërblim e falje.