IMZOT SAMIU!
(Ky ripostim dedikohet
për të gjithë ata si unë, që i përkasim të njëjtit popull, me tituj dhe grada të përfolur ose jo, që fshihen pas gishtit dhe nuk bëzajnë si bufi kur popullit të tyre u mohohet e vërteta kombëtare dhe historike.
Ju heshtni të mos turpëroheni!
Ju heshtni se mos bëheni pis,
ju bën pis populli juaj!
Se… por nuk ka turp më të madh përpara të vërtetës dhe zotit se sa heshtja juaj, nuk ka pisllëk më të madh se sa ky që po hidhni mbi vehte!)
Për ne shqiptarët Rilindja Kombëtare dhe ideologjia e saj janë themeli i ideologjisë sonë kombëtare. Në rrugën e artikuluar prej tyre kombi ynë ka ecur shpesh herë edhe këmbadorazi por ia ka dalë të mbijetojë në situata aspak në favorin e tij dhe pothuajse në shumicën e rasteve i udhëhequr nga një klasë politike aspak dinjitoze dhe aspak e orientuar sa dhe siç duhet në axhendën e popullit të vet.
Edhe pse ajo bëri aq sa mundi dhe aspak aq sa duhej për kombin e vet përsëri mbetet dhe do të mbetet mesaduket edhe për shumë kohë periudha më e artë e inteligjincës shqiptare. Më kontributorja, më shumë e përgjegjshmja, më altruistja, më e ndritura!
Por në këtë rast nuk është ky qëllimi i analizës sime…
Duke vlersuar kontributin e shquar të FRASHLLINJVE, të Avdylit si politikan i jashtëzakonshëm, të Samiut si filozof dhe të Naimit si poet dhe jo më kot është poeti i kombit tonë desha këtë rradhë të ndalesha tek Samiu…
Sigurisht që unë i kam shprehur rezervat e mia për shkrimin e tij mbi evgjitët dhe gjuhën evgjite dhe “ngatërresën” e madhe që ajo krijoi shumë kohë më parë dhe nuk u heq asnjë presje atyre…por në dritën e fakteve të reja dua të shtroj disa pyetje që më lindin natyrshëm.
Nga analizat e origjinës së disa njerëzve tanë të të njëjtit fis, një prej të cilave e bërë publike, të gjithëve Frashllinjtë u dalin kushërinj. Pra edhe Samiu bashkë me ta që tregon se kjo familje e madhe dhe e ndritur i përkiste popullit tonë, shqiptarëve mesdhetarë, shqiptarëve me ngjyrë mesdhetare.
Atëherë natyrshëm shtrohet pyetja nuk e dinte Samiu?!… Unë nuk e besoj duke mos e vëënë kurrë në dyshim gjenialitetin e tij…nuk mund ta besoj!
Por në analizën e të gjithëve harrohet një fakt që ai e ka potencuar jo pa qëllim dhe jo pak herë. Të qënurit e shqiptarëve vazhdimësi e pellazgëve dhe kaq do të mjaftonte për ta zgjidhur enigmën dhe popullsitë indoeuropiane e ardhura në trojet shqiptare në Ballkan maksimumi 3200 vjet më parë të na i njihnin këtë të drejtë hyjnore. Nga ne pra popullsia pellazge dhe parapellazge dhe përzierjet e krijuara u krijuan shumë kombe jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë.
Kështuqë në kohën e Samiut, ashtu si edhe sot në gjithë Ballkanin , Europën dhe botën “evgjitë” iu referoheshin romëve.
Ç’farë ndodhi më pas që në Shqipërinë e mesme dhe të jugut kryesisht, kjo fjalë na adresohej vetëm ne dhe jo romëve?!…
A ka patur një axhendë të përcaktuar të ndodhte kjo apo sundimtarët tanë të bardhë të kohës dhe të kohërave, dhe në këtë rast është fjala për feudalët të cilët kryesisht nuk ishin me origjinë shqiptare po ti referohemi edhe studimit voluminoz të Vehbi Bushatit patën një axhendë përjashtimi për ne për të ndertuar një shqiptari vetëm me të bardhë?!…
Kjo mund të thuhet me plot gojën por në të ardhmen do të duhej një analizë e plotë për të në kuadrin e një studimi akademik.
Unë jam i bindur që për ne ka pasur një axhendë të përcaktuar politike e cila ende vazhdon për të na etiketuar, “ngatëruar” dhe më pas shkombëtarizuar siç po ndodh ose më saktë do të ndodhte nëse askush nuk do ta hapte gojën.
Kjo ka ndodhur nëpërmjet varfërimit e më pas mjerimit, ka ndodhur nëpërmjet veçimit dhe më pas izolimit, ka ndodhur nëpërmjet shpronësimit dhe më pas skllavërimit, ka ndodhur nëpërmjet mos arsimimit etj…etj.
Miti i ngritur për ne nga antishqiptaria dhe shqiptaria, nuk është produkt i shqiptarëve të thjeshtë e të varfër në shumicën e tyre dërmuese por e “elitave”.
Gjatë kohës së mbretit Zog kjo u tejkalua ndoshta edhe me kontributin e albanologut Milan Shuflai që thoshte se shqiptarët janë pellazgë por edhe me studimin antropologjik jo dhe aq modest të Jakov Milaj më pas që ne na kategorizonte racë shqiptare. E keqja e madhe nisi më pas me sistemin komunist i cili as më pak dhe as më shumë zbatoi si në të gjitha gjërat edhe me ne axhendën e Beogradit.
Imzot Samiu
duhet të kishte bërë më shumë edhe pse ka bërë plot…
Por nuk duhet harruar se populli ynë jo vetëm që ka pasur elitë ndryshe nga sot, madje ajkën e elitës intelektuale, kulturore dhe ekonomike në histori… koha do të tregojë se këto që po u them janë të vërteta.
Ajo që ndodhi dhe ende po ndodh me ne në Ballkan është jo vetëm një histori e turpshme për ata që e kanë ndërmarë edhe për ne por është edhe një gjenocid i heshtur cinik e tragjik më i hidhur se ai me vrasje e dëbime i cili në fakt jo se nuk ka ndodhur me gjithë egërsinë e tij mjerane por përballë atij të heshturit është shumë i vogël dhe periferik.
Miq ndonjëherë më duket sikur Imzot Samiu është ngritur nga varri e po e zgjidh gjithë këtë lëmsh tragjik e askush prej jush më nuk guxon të heshti …por e di që jam i vetëm.
Psedointelektualet e popullit tim por edhe të tjerët kanë zgjedhur axhenda personale në kërkim përfitimesh e kockash që u hidhen me shumicë nga antishqiptarët e shqiptarët.
Nuk e di ku shkuan ata burra që shisnin pasurinë e tyre për shqiptarinë si desh zoti Frashllinjtë e ndritur… tash shqiptarët shesin shqiptarinë për një grusht parash pa u skuqur e zverdhur!
Eh sikur vërtet të më dëgjonte imzot Samiu e të ngihej nga varri!