Inskenimi i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Burgun e Dubravës dhe roli i forcatve ndërkombëtare-Shkruar nga Sami ARIFI


Inskenimi i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Burgun e Dubravës dhe roli i forcatve ndërkombëtare

Serbia herët kishte hartuar projekte për përzënjen, eliminimin, e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore, si, projekti i Ilia Garashaninit i quajtur “Naçertania”, i Vasa Çubrilloviqit i quajtur “Klubi Kulturor Serb”, në Beograd, i cili projekt ishte përpunuar para Luftës së Dytë Botërore (LDB) nga Akademia e Shencave të Serbisë, por, kishte vazduar zbatimi i tij edhe pas LDB për përzënjen e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore, i cili projekt njihet si marrëveshja e ashtquajtur “Xhentolmente” e vitit 1953, e mbajtur në Split në mes presidentit jugosllav, Titos, dhe ministrit të Punve të Jashtme të Turqisë Fuad Kyprel. Projekte të këtilla pati pandërprerje edhe gjatë Luftës së fundit në Kosovë, i cili u quajt projekti “Parkoi”, që synonte përzënjen e shqiptarëve nga Kosova përmes vrasjeve masive të popullatës shqiptare, edhe në burgje, siç ishte Burgu i Dubravës. Aksione të tilla, në Kosovë, nga Serbia kryesisht u intensifikuan gjatë bombardimit të NATOS, pët t’i dhënë ndihmë popullatës shqiptare, mbi caçet serbe…

Kush po i shet për post të lartë shtetëror nëpër kohë territoret shqiptare?!

Shkruan Sami ARIFI

Në Burgun e Dubravës ishte përgatitur skenari për t’i eliminuar shqiptarët duke i grumbulluar ata në një vend që të inskenohet si çak i sulmit të NATOS, ndërsa pjesa tjetër që gjenden brenda në burg të likuidohen nga gardianët serbë.

Forcat serbe kishin bërë grumbullimin e shqiptarëve të burgosur nga burgjet serbe në Kosovë dhe jashtë saj në një burg të vetëm, në atë të Dubravës.

Forcat serbe praktikisht qëndronin aty, te burgu i Dubravës, për qëllime të nxitjes së NATOS për të qenë ai vend cak i sulmit, duke u larguar në momentet e aksionit të bombardimit të NATOS dhe duke i vendosur në vendin e forcave serbe të burgosurit shqiptarë. Në këto caçe ku qëndronin forcat serbe u vendosën, nga këto forca, mbi 1004 shqiptarë të burgosurit, kryesisht ishin të burgosurë politik dhe të burgosurë të luftësu.

Të burgosurit ishin sjellur nga Prizreni, Lypjani, Gjilani, ndërsa pas dy ditësh, më saktsisht më 2 maj 1999, u sollën të burgosurit nga Prokupla dhe Vraja, të grumbulluar të gjithë në Burgun e Dubravës më: 30 prill 1999.

Tashmë në Burgun e Dubravës pothuajse kishte, jo vetëm nga të gjitha komunat e Kososës, por, nga të gjitha trojet shqiptare nën ish-Jugosllavi, vitias ishin: Xhevat Haziri-Podgorc, Bislim Bislimi-Drobesh, Abaz Beqiri-Sllatinë e Epërme, Visar Demiri-Pozheran. Në këtë burg qëndronin aktivist të devotshëm të çështjes kombëtare që ishin sjellur nga të gjitha burgjet e Serbisë si: Ukshin Hoti, nismëtari i UÇK-së, Arif Vokshi, Nait Hasani, Ahmet Hoxha, Enver Topalli, Avni Klinaku nga sindikata e , Policisë së Kosovës, Avdi Mehmeti, Sheremet Ahmeti, aktivist Bislim Zogaj, Bajrush Xhemajli, Hajredin Hyseni, Dëfrim Rifaj, Raif Çelaj, Rasim Selmanaj, Enver Dugolli, Besim Ramaj, Shpëtim Krasniqi, Demir Limaj, Avdi Mehmetaj, Frashër Shabanaj, Reshat Nurboja, Nait Hasani, Jahja Lluka, Besim Zymberi, Mejdi Dalloshi, Sadik Zeqiri, Danush Kuraj, Tefik Raka, Hasan Dalloshi, Abdylgafurr Luma, ishin student, punëtorë, shumë prej të cilëve vriten në aktin gjenocidial, ishin edhe shumë të burgosur tjerë të cilëve nuk kam arritur që t’i shkruaj me emra… Gardianët serbë festonin festat e tyre, duke rrahur e vrarë të burgosurit shqiptar, si ditën e sigurimit të shtetit MUP-it më: 13 maj 1999. Në ditën e diel “kinse lirohet” prof. Ukshin Hoti, në datën 16 maj 1999, për të mos u gjetur kurrë, mbikqyrës i këtij burgu ishte Branko Komatina. Ishin sjellë më: 18 maj edhe 155 civil nga Gjakova, ku nga NATO sulmohet Burgu i Dubravës më: 19-24 maj të vitit 1999 duke menduar bombardimin mbi forcat e caçeve serbe, por, që ato forca serbe në vendin ku ishin, ata kishin vendos të burgosurit, të cilët të burgosurë, vriten mbi 90 dhe plagosën rënd mbi 199-të. Të pakënaqur me të vrarit nga NATO, gardianët serb vazhdojnë atë që kishin filluar, vrasjen masive nëpërmjet përdorimit arsenalit të armëve të ndryshme, nga bomba dore, mitrolezët, pushkët automatike e armë të tjera…

Të burgosurit që i kishin mbijetuar vdekjes më 24 maj transferohen në Burgun e Lipjanit, nga aty për në burgjet brenda Serbisë. Në kohën kur ishte nënshkruar marrëveshja e Kumanovës më 10 qershor, për tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, merren edhe të burgosurit shqiptarë me vete përmes autobusëve “Nishexpres” dhe vendosen në burgjet serbe.

Përveç të burgosurve të burgut, askush tjetër, s’mudet të përshkruaj kriminalitetin e gardianëve serb, milicisë serbe të burgur kundrejt shqiptarëve të sjellur për t’i bërë “mish për top” dhe për të iu mveshur gjenocidin e bërë nga makineria vrastare e shtetit serb, forcave ndërkombëtare paqësore…