Intervista-Libri i ri i autores :Dallandyshe Lusha Bushi


Intervista e ditës

Intervistoi Hortenca Alimucaj

Pyetje:Ju keni shkruar këtë libër, në të cilën ka mjaft dhimbje….

-Po është e vertetë, që ka mjaft dhimbje, sinqerisht në ato rreshta kam hedhur jetën, ngjarjet e përjetuara, dhimbjen e madhe që është ngulur si një thikë në zemrat tona, për sëmundjen, e pamëshirëshme të mamit tim…..

Pyetje :Si ju lindi idea për të shkruar këtë libër?

-Nuk është se e kisha menduar, por thjesht, shkruaja shkruaja, c’do ditë shkruaja atë që përjetoja përkrah mamit tim, shkruaja lotët që më rridhnin c’do ditë, shkruaja veprimet, sjelljen mosnjohjen që zu vënd tek mami im.

Lexoja shpesh çfarë shkruaja, fëmijëve të mi, shoqeve, filluan të më thonë pse se shkruan një libër dhe në ktë mënyrë vendosa ta publikoj, dhe mendoj që më ka ndihmuar shum psikologjikisht, u bë terapi për mua.

Pyetje :Si u gjindët në momentin që mësuat që mami juaj ishte e prekur nga kjo sëmundje?

-Nuk e kisha menduar ndonjëherë ktë sëmundje, nuk dija asgjë të qartë, dija diçka që kisha parë në filma, por jo, jo un nuk dija çfarë përbindëshi, kishte kllapuar mamin tim, nuk dija që ne do kalonim hapat dhe kohët më të tmerrshme të jetës…

Pyetje:Çfarë ju shkakton më shum dhimbje nga kjo sëmundje e mamit tuaj?

-Fakti që mami im nuk ekziston më…. ajo jeton, mer frym, mban syt hapur, por nuk na njeh, nuk din që ne që jemi pranë saj jemi fëmitë e saj, veprimet sjellja e saj, jan të një fëmije fare të vogël… Të dhëmbë shpirti, të shtrydhet zemra….

Pyetje Sa forcë shpirtërore, fizike, psikologjike duhet për ta përballuar ktë dramë?

-Një pyetje së cilës, nuk di si ti përgjigjem, mendoj që forcat në c’do aspekt janë zero, ndjehesh i pafuqishëm në gjithçka para një demonio të till, kemi bërë të pamundurën bashkë me vëllain tim, jemi ne të drejtëpërdrejtët që e kemi dhe që e vuajmë. Jemi munduar të mbledhim forcat, ta pranojmë, që kjo është reale dhe duhet tja dalim