Iriq Dini-përrallë


Elisabeta Gockaj |

Iriqin Dinin po e bezdiste një rreze dielli që sa kishte lindur. Ajo po kërkonte një mik që të luante por iriqit i flihej. Oh… i flihej aq shumë… Ndërsa rrezja nuk po i ndahej. Ai mundohej të mbështillte kokën nën gunën e tij të thurrur me gjëmba të mprehtë dhe të vazhdonte të shihte ëndrën nën mollën e.bushur plot me kokra të kuqe dhe të zgjohej kur kokrat e saj të përflaknin tokën sic përflak dielli në perëndim detin e egërsuar… por ja, si për ironi një kokër mollë i bije mbi shpinën e tij të mbuluar nga gjëmbat dhe pas saj dëgjon një e qeshur të stërgjatut. Ishte mikja e tij Ala. Ajo kish ardhur që herët për ta përshëndetur dhe për ti uruar ati një ditë të mbarë. Oh… sa u lumturua Dini kur pa miken e tij Alen . Ajo sa ishte kthyer nga pushimet e verës dhe kishte menduar që ti sjellte këtë dhuratë. Dini që nuk dinte çfarë ti dhuronte mblodhi gjithë rrezet e diellit që po lodronin me të dhe i thurri asaj një shallë të art. Ai ja hodhi shallin mbi supe.. Ala po shkëlqente, ndersa Dini lumturohej duke par shkëlqimin e saj. Një zgjim i tillë është më i bukur se vetë ëndra, thotë iriq Dini .

About Post Author