Poetja shqiptare Irma Kurti, që aktualisht jeton në Itali në dt 25-26 është shfaqur në ekranin e Times Square.
Vargjet e poetes Irma Kurti ekspozohen në Times Square, Nju Jork
Poetja shqiptare Irma Kurti me banim në Itali shpallet fituese e Çmimit Manhattan 2023; vargjet e saj ekspozohen në ekranin gjigant të Times Square në Nju Jork. Ky event i rëndësishëm organizohet nga Shoqata Kulturore La Chimera ne Lecce. Gazeta “Lecce oggi” lidhur me këtë shkruan: “Shoqata Kulturore La Chimera, e drejtuar nga dr. Anna Maria Gentile, ka kënaqësinë të shpallë fituesit e çmimit prestigjioz Manhattan 2023, një vlerësim dedikuar artit, poezisë dhe muzikës bashkëkohore. Këtë vit, një grup i jashtëzakonshëm artistësh të talentuar do të shohin veprat e tyre të ekspozuara në një ekran publik në qendrën e famshme Times Square në Nju Jork. Ky është një nderim për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm krijues dhe kontributin e rëndësishëm në fushën artistike. Shoqata LA CHIMERA është krenare t’i prezantojë këta krijues përmes një serë ekspozimesh, duke filluar nga data 25 gusht 2023. Eventi ka tërhequr vëmendjen e një publiku të gjerë ndërkombëtar në Times Square, i vetëdijshëm për rëndësinë e përhapjes së artit dhe kulturës në të gjithë botën.
Mundësia për të ekspozuar krijimet e fituesve të Çmimit Manhattan 2023 në Times Square përfaqëson një moment vendimtar për të prezantuar këta zëra të jashtëzakonshëm përpara një audience të madhe dhe të larmishme ndërkombëtare.”
Ekspozimi i punimeve do të bëhet në faza të ndryshme duke filluar nga data 25 gusht 2023. Kjo është një mundësi unike për t’u bërë pjesë e artit të poetëve, piktorëve dhe këngëtarëve që kanë mundur të kapin në mënyrë autentike frymën e krijimtarisë bashkëkohore.


