
Libri titullohet “Alba Rossa – Agim i Purpurt” dhe mban siglën e shtëpisë botuese “Lena Graphic” në Prishtinë
Irma Kurti sjell nën siglën e shtëpisë botuese “Lena Graphic” librin e autores italiane Laura Ficco me titull “Alba Rossa- Agim i Purpurt”. Laura Ficco me origjinë gjenoveze dhe banuese në Assemini (Cagliari) është gjithashtu shkrimtare dhe piktore, fituese e shumë çmimeve në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.
Nëparathënien e shkruar nga shkrimtari dhe poeti Giovanni Melis Onnis shkruhet: “Kënaqësia për të lexuar (dhe jetuar) përmbledhjen cilësore të lirikave që na ofron Laura Ficco duket se është gjithnjë e më e fortë. Një poezi që rritet, përparon, duke ecur shpesh përmes notave të një melankolie të dhimbshme, të një intensiteti nostalgjik, të një dashurie të thellë, brenda kufijve të një dimensioni që nuk është kurrë i përgjithshëm, kurrë abstrakt, por shumë konkret me përvoja të jetuara, ku lind pikërisht kërkimi i saj i përkthyer në vargje.Fakti që Laura e do muzikën dhe pikturën (art nga i cili vjen) nuk është mister, sepse muzika dhe piktura përfaqësojnë zërin e vargjeve të saj, ritmin, akordet, vetë vizatimet e mendjes që u hapet madhështore lindjeve dhe perëndimeve të diellit, hënës që lind, natës që ecën, e heshtur nën një shtrat yjesh.Një poezi e kultivuar në këtë mënyrë bëhet e aftë (më shumë se mjetet e tjera) për të na dorëzuar cilësinë më njerëzore, vetë shpirtin e kohës në të cilën jetojmë, momentet e saj, zbulimet, takimet, rrugëtimin e ekzistencës të vendosur gjithmonë pezull mes ëndrrës dhe kujtesës, mes idilit dhe harresës, peizazheve mbi të cilat vështrimi i poetes është gjithmonë vigjilent, në një skenar familjar, pikërisht të tokës së saj dhe kjo lind nga konstatimi që tek ajo është pasioni, dëgjimi i thellë i ndjenjave dhe emocioneve.”
Lidhur me librin, përkthyesja dhe poetja Irma Kurtishkruan: “Gjatë viteve të fundit kam prezantuar në gjuhën shqipe shumë autorë italianë, krijimtaria dhe intervistat e të cilëve kanë gjetur hapësirë në faqet e gazetës Nacional të botuesit dhe poetit të mirënjohur Mujo Buçpapaj, të cilin gjej rastin ta falënderoj. Laura ishte njëra prej tyre. Poezia e saj është poezi e ndjenjës, e dashurisë prej nëne, gruaje; ajo trajton tematika të rëndësishme në një shoqëri të sotme problematike dhe si e tillë nuk kishte sesi t’i mungonte lexuesit shqiptar. Në këtë përmbledhje dygjuhëshe përfshihet gjithashtu edhe intervista epoetes e botuar në gazetën Nacional, më 17 prill 2021”.
