Irma Kurti:Vetmia


“Poezia pa Kufij” është një projekt që boton çdo javë online në faqen e Shtëpisë Botuese Point Editionssi dhe në gazeta e revista të ndryshme një poezi të bukur nga poetë nga e gjithë bota, shoqëruar me një ilustrim, në 34 gjuhë të botës. Ai drejtohet nga Germain Droogenbroodt i cili është një poet i vlerësuar në arenën ndërkombëtare, përkthyes dhe botues i poezisë moderne ndërkombëtare

Germain Droogenbroodtështë i ftuar çdo vit në festivalet më prestigjioze ndërkombëtare të poezisë. Ka shkruar tregime dhe recensione letrare, por kryesisht poezi, deri tani katërmbëdhjetë libra me poezi, të botuara në 28 vende të botës. Ka përkthyer – pasi flet gjashtë gjuhë – më shumë se tridhjetë përmbledhje me poezi gjermane, italiane, spanjolle, latino-amerikane, angleze dhe franceze si dhe poezi arabe, kineze, japoneze, persiane dhe koreane në gjuhën hollandeze.

Si themelues dhe redaktor i shtëpisë botuese belge POINT Editions, ka botuar më shumë se tetëdhjetë përmbledhje me poezi kryesisht moderne, ndërkombëtare.

Përkthyese nga anglishtja në gjuhën shqipe është poetja dhe shkrimtarja shqiptare me banim në Itali, Irma Kurti.

About Post Author